Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit është rritur niveli i ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.
Në territorin e Bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve, bën me dije bashkia e këtij qyteti.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Bashkia e Shkodrës njofton se lumi Buna ka dalë nga shtrati. Ndërkohë që rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash. Gjithashtu, ka rritje të prurjeve të lumit Drin.
“Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave”, njofton Bashkia Shkodër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.