×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH mbështet vaksinën e AstraZeneca: Të përdoret dhe për variantet e reja

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 13:11

    Pas kufizimit të shumë shteteve, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në mbrojtje të vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.


    OBSH ka deklaruar se vaksina AstraZeneca të përdoretedhe në vendet që janë shfaqur variante të reja të koronavirusit, të cilat i bëjnë vaksinat më pak efektive.

    OBSH gjithashtu thotë se vaksina mund të përdoret në njerëz të moshës mbi 65 vjeç, ku disa shtete kanë këshilluar të kundërtën.

    Ndarja e dy dozave, siç po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, e bën vaksinën më efektive, këshillon OBSH.

    Vaksina e Oksfordit shihet si “vaksina për botën” pasi është e lirë, mund të prodhohet në masë dhe të ruhet në një frigorifer standard.

    Sidoqoftë, për të ka pasur polemika në lidhje me efektivitetin e saj kundër variannë çfarë periudhe duhet të jepen dozat, për shkak të mungesës së të dhënave.

    Grupi i Ekspertëve Këshillor Strategjik të OBSH-së për Imunizimin, i njohur si Sage, ka kontrolluar provat.

    Rekomandimet e tij të përkohshme thonë se vaksina është 63% efektive në përgjithësi.

    Megjithatë, të dhënat e hershme nga provat në Afrikën e Jugut treguan se vaksina ofronte “mbrojtje minimale” ndaj simptomave të lehta dhe të moderuara tek të rinjtë.

    Drejtoresha e imunizimit të OBSH-së, Dr Katherine O’Brien, tha se studimi i Afrikës së Jugut ishte “pa përfundim” dhe ishte “e besueshme” se vaksina do të parandalonte ende simptoma të rënda.

    Shkencëtarët e Oksfordit ende presin që vaksina e tyre të parandalojë që njerëzit të sëmuren rëndë me Covid-19 dhe të kenë nevojë për trajtim spitalor.

    “Nuk ka asnjë arsye për të mos rekomanduar përdorimin edhe në vendet që kanë qarkullim të variantit,” tha Dr Alejandro Cravioto, kryetari i Sage i OBSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!