×
  • Sport
  • Sport

    Rakitiq paralajmëron Sevillan: S’duhet krijojmë komoditet, Barcelona mund të bëjë përmbysje

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 13:12

    Ivan Rakitic shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Sevillas ndaj Barcelonës në kuadër të “Copa del Rey”.


    Barcelona nuk ishte aspak në nivel dhe kësisoj ka humbur me rezultat 2-0 në Sanchez Ramon Pizjuan, shkruan lajmi.net.

    Megjithatë, Ivan Rakitic beson se Barcelona do të luftojë deri në fund dhe Sevilla nuk duhet të krijojë komoditet.

    “Barcelona janë një skuadër që kanë shumë talent dhe aftësi të të jashtëzakonshme. Nuk do të jetë aspak i lehtë kualifikimi për në finale”, u shpreh kroati.

    “Por, ne jemi duke luajtur shumë, shumë mirë së bashku dhe për këtë arsye kemi marrë këtë rezultat. Gjëja më e rëndësishme është ta shijojmë këtë rezultat dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit”, përfundoi ai.

    Pas tre jave, më 3 mars do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Camp Nou, ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Copa del Rey.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!