×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me kapelë në kokë, gjyqtarja Enkelejda Hoxha u fshihet kamerave

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 14:23

    Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo është shfaqur me kapuç, me qëllim fshehjen nga kamerat.


    Hoxha mësohet se kishte marrë 12 mijë euro për lirimin me kusht të Saimir Petanit, të dënuar për vrasje.

    Sipas informacioneve gjyqtarja e kishte firmosur vendimin për të ekstraduarin nga Italia dhe të dënuar me 25 vite për vrasjen e Romeo Beqirin, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

    Sipas SPAK, falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë – Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!