×
  • Lajme
  • Shqipëria

    12 vjeçarja vritet nga vëllai i saj

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 15:30

    Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u vra me armë gjahu 12-vjeçarja me inicialet E.GJ.


    Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se 12-vjeçarja është vrarë aksidentalisht nga vëllai, i cili po ashtu është i mitur.

    Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar xhaxhai i 2 të miturve 30 vjeçari, Xh. Gj., pasi mbante pa leje armën e gjahut.

    Sipas bluve të Shkodrës e gjithë ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, pasi i mituri E. Gj. ka shkrepur armën pa dashje në drejtim të motrës së tij, E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

    “Xh. Gj., u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!