×
  • Sport
  • Sport

    “Të luash kundër Messit është më vështirë sesa kundër Ronaldos”

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 16:04

    Të luash kundër Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk është aspak e lehtë.  Përballja me argjentinasin dhe portugezin është sfidë në vete pasi së bashku kanë fituar hiç më pak 11 Topa të Artë.


    Por, kundër kujt e kanë më të vështirë të luajnë kundërshtarë? Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet.

    Lidhur me këtë së fundmi ka folur edhe ishi i Gjermanisë, Arne Friedrich.

    “Unë kam pasur mundësinë të luajë kundër të dyve, Messit dhe Ronaldos. Nëse do të duhesha të përkushtohesha në një, do të ishte Messi. Ai është më ndryshe, Ronaldo është më shumë i madhësisë sime. Të dy janë të njëjtit nivel, por kundër Messit është më vështirë të mbrohesh sepse ka stil tjetër të lojës”, u shpreh Friedrich.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!