×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA i kërkon Turqisë të heqë dorë nga armatimi rus

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 17:02

    Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.


    Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidh jeje kompromisi për sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor. Por, SHBA-ja nuk është e interesuar për ofertën turke.

    “Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar“, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk.”Këto sisteme janë të papërshtatshme me pajisjet e NATO-s, ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s“, u tha Price gazetarëve. “Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem“, tha ai.

    Ministri turk, ka përmendur rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus S-300 nuk e kishte bërë plotësisht funksional atë. Por, sistemi S-400, sipas zyrtarëve amerikanë, është më i përparuar prandaj e kanë hedhur poshtë krahasimin.

    Turqia ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Moskën pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi disa sanksione në fushën e prokurimit me Turqinë.

    Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!