Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar se libri shkollor “Gjeografia e Maqedonisë” cila ka përmbajtje fyese për etninë shqiptare, do të hiqet nga kurrikula e shkollave.
Libri i cili ka qenë pjesë e programit shkollor që prej vitit 2002, ndërkohë që çështja e largimit të saj nga kurrikula është ngritur nga komuniteti shqiptar fillimisht në vitin 2018.
“Për shkak se në planin e reformave të parapara në arsim, janë përfshirë edhe ndryshimi i librave. Nuk mundet që në qoftë se nuk keni të përgatitura përmbajtje të re mësimore, në cilëndo qoftë lëndë, të heqin lëndën menjëherë që të mund të ndryshohen përmbajtjet, ato përmbajtje veçse ndryshohen, dhe një nga hapat e rëndësishme është sigurimi i librave kualitativ në shkollimin fillor dhe të mesme. Lëshimet që ndër vite që kanë kaluar nëpër shumë libra dhe materiale, njëri prej tyre është mu ai që e thatë në librin e Gjeografisë për vit të dytë për gjimnaz. Me reformat tërësisht do të largohen dhe do të zgjidhen sistematikisht, kështu që deri më tani janë shfuqizuar dhe është dërguar korrigjimi ose ngjashëm, por vetë libri në fushëveprimin e ndryshimit të planeve mësimore dhe përmbajtjeve do të ndryshohen”- ka thënë Zaev.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.