Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët e Romës dëshiron që Edin Dzeko ta bartë shiritin e kapitenit përsëri, por klubi e ka refuzuar kërkesën e tyre.
Ish sulmuesit të Manchester City i është marrë shiriti i kapitenit në janar pas tensioneve që ai pati me trajnerin Paulo Fonseca.
Boshnjaku është stërvitur i ndarë nga grupi në fund të janarit kur u raportua se ai mund t’i bashkohet Interit në një marrëveshje shkëmbimi me Alexis Sanchez.
Menaxheri gjeneral i Romës, Tiago Pinto ka konfirmuar më 3 shkurt së Dzeko nuk është më kapiten i Romës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, lojtarët e Romës dëshirojnë që atij ti kthehet shiriti i kapitenit.
Kërkesë për këtë ka bërë edhe Lorenzo Pellegrini, i cili ishte emëruar si kapiten i Romës.
Klubi e ka refuzuar kërkesën e lojtarit, por Dzeko mund të startojë kundër Udineses të dielën.
Boshnjaku u rikthye në skuadër vikendin e kaluar në ndeshjen e Romës kundër Juventusit por nuk startojë në Allianz por hyri në pjesën e dytë duke zëvendësuar Borja Mayoralin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.