Po vazhdon dita e tretë e gjyqit për fajësimin e Donald Trump. Avokatët e demokratëve kanë sjell sërish prova të reja në Senat.
Ndërkohë, avokati i Trumpit, David Schoen ka pohuar se ish-presidenti amerikan është “shumë optimist” dhe se nuk dëshiron të shoqërohet me incidentin e dhunshëm “Ai është mjaft i ofenduar në përpjekjen për t’u lidhur me të”.
Schoen tha se nesër – kur ekipi i mbrojtjes pritet të sjell argumentet e tyre – ka përgjigje për çdo çështje që ngritin demokratët, raporton CNN.
“Unë mendoj se të paktën do të prekeni nga ajo që shihni dhe do të merrni një pamje shumë më të mirë të asaj që saktësisht po ndodh këtu dhe hipokrizisë dhe disa prej pozicioneve të marra nga Drejtuesit e Senatit në këtë rast”, argumentoi ai.
I pyetur nëse ekipi i republikanit do të përfundojë argumentet e tyre nesër, ai tha se “do të shohim se si do të shkojë kjo … nuk ka asnjë arsye që ne të jemi atje për një kohë të gjatë siç thashë që nga fillimi, ky gjyq nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.