×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kam respekt për Blerim Devollin mirëpo interesin publik nuk e dëmtoj për hatër të tij

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 13:13

    Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën për gjendjen e Telekomit të Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës së vitit 2018 lidhur me gjendjen finanfiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në seancë dhe ka thënë se interesin publik nuk e dëmton për hatër të Blerim Devollit, i cili është pronar i Z-Mobile.


    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tregoi për hapat që i ka marrë qeveria për përmirësimin e gjendjes në Telekom.

    “Unë kam përgatitur një shpjegim prej rezolutës deri sot. Është mirë ta themi që MZHE-ja ka fillu një proces të rikonstrukturimit me EBRD, nga bordi aktual ka fillu procedurë shkarkimi për dy anëtarë që ka përfunduar me dorëheqje, pra njërin e dini për punësime familjare” tha ai.

    Tutje i pari i qeverisë tha që qeveria ka krijuar mekanizëm juridik për të vlerësuar kontratën me Z-mobile.

    “Për t’iu shmangur një arbitrazhi të dytë, është kriju një mekanizëm i shqyrtimit të kontratës. Kontrata është e lidhur me licencë që e ka afatin deri në korrik të vitit 2019, dhe janë angazhuar një grup i ekspertëve për të parë arsyeshmërinë e kontratës, pas këtyre vlerësimeve ne do të marrim vendim”, theksoi Haradinaj.

    Haradinaj tha që pavarësisht respektit për Blerim Devollin, drejtuesin e Z-Mobile, nuk do të lejojë dëmtimin e Telekomit si dhe u zotua që nuk do të lejojë keqpërdorime nga bordi aktual.

    “Unë e njoh Blerim Devollin e respektoj shumë, djali i Ibrahim Devollit, sipërmarrës boll i zoti, punëson njerëz, edhe paguan tatime, mirëpo interesin publik nuk e kam nijet me e çu në dëm për hatër të një sipërmarrësi. Nëse drejtori aktual nënshkruan kontratë të dëmshme, ai merr përgjegjësi ligjore, çdokush që merr vendime që i sjell dëme kompanisë, ata mbajnë përgjegjësi ligjore”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!