×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prej ditësh me COVID-19, mjeku kardiolog: Pipero është nisur në Itali për kurim

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 11:11

    Me anë të një postimi në rrejtet sociale mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka treguar se mjeku Pëllumb Pipero është dërguar për kurim në Itali.


    Mjeku Pipero u infektua me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

    Vargu i ka uruar Piperos shërim të shpejtë, por nuk ka lënë pa ironizuar kolegët, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.

    Postimi i plotë i Vargut:

    Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

    Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!