Kryeparlamentari Kadri Veseli në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se nëse është nevoja duhet të jepen edhe dhjetëra miliona euro që të shpëtohet Telekomi i Kosovës.
“Është mirë që t’i ndihmohet Telekomit, të gjendet përkrahje, jo në shpenzime por në projekte, qoftë nevoja që të derdhen edhe dhjetëra miliona euro. Projekte që e nxjerrin Telekomin nga falimentimi dhe falja”, tha Veseli.
Me këtë rast, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se janë 15 mijë familje që preken drejtpërdrejtë nga Telekomi dhe se është e rëndësishme të mos lejohet falimentimi i Telekomit.
“Ajo çfarë është kryesore gjithë punonjësit e Telekomit sot i kanë sytë në Kuvend, që të dënojnë se a po bëhet ndonjë zgjidhje a jo. Kjo është reale dhe ajo çfarë po shihet deri tani nuk ka të bëjë aspak me fatin e juaj, por në fakt veç me e kompliku pak më shumë situatën. Janë dhënë premtime të cilat janë edhe në fajësime edhe në forma tjera, por çështja e Telekomit zgjedhjet jashtë politizimit, jashtë politikës, përmes përvojave menaxheriale, përmes kufizimeve në shpenzime, por nuk do të futëm në këtë pjesë ku ju bashkë me menaxhmentin mund t’ia arrini”, ka thënë Veseli.
Ai tutje tha se kolegët të cilët kanë iniciuar këtë seancë është dashur të presion Komisioni Hetimor Parlamentar e të flasin me emra e fakte, e jo deputeti Konjufca.
“Kolegët që iniciuan seancën është dashur të presin Komisionin Hetimor Parlamentar e të flasin me emra e fakte, e jo si Glauku sepse mund të ndodhë t’i dalin më shumë familjarë këtij se mua. Keni parasysh se s’kanë me dalë me emra mbiemra, sepse aty janë faktet dhe nuk ka nevojë me manipulu. Ka ligj në këtë vend, ka prokurorë. Me këto politika të cilat e kanë qu në fund të pusit që e kanë qu Evropën Lindore e iu deshën tri dekada që të marrë veten, për faktin se çdo gjë që nuk shkon të fajësohet pushteti, por jo sepse janë dhënë qindra-miliona për Postë-Telekomin për Qeverinë e Kosovës”, shtoi Veseli
E për Glauk Konjufca, Veseli tha se në Telekom edhe ai do të mund të ketë të afërm të punësuar.