Demokratët kanë përfunduar argumentet e tyre që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nxiti sulmin ndaj Kongresit, duke paralajmëruar se ai “mund ta bëjë përsëri”, nëse nuk dënohet.
Sipas BBC, prokurorët e fajësimit përdorën po ashtu edhe fjalët e vetë protestuesve për ta lidhur Trumpin me dhunën e muajit të kaluar, duke argumentuar se trazirat kishin shkaktuar edhe dëmtime afatgjata.
Demokratët gjithashtu paraqiten raporte nga policia, stafi, nga zyrtarët e inteligjencës si dhe nga mediet e huaja për ta ndjekur çështjen e tyre.
Ekipi i ish-presidentit amerikan do të paraqesë të premten argumentet për sa i përket kësaj çështjeje.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët, fajësoi Trump muajin e kaluar, për nxitjen e trazirave në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar.
Në anën tjetër, avokatët e ish-presidentit Trump, kanë argumentuar se ai po përdorte të drejtën e tij për lirinë e fjalës kur i quajti mashtrime zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.