×
  • Lajme
  • Botë

    Italia fillon edhe me një vaksinë tjetër kundër COVID-19, atë të AstraZeneca

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 12:08

    Italia të enjten filloi administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca me rajonin qendror të Lazios, rreth Romës, i pari që filloi vaksinimin.


    Sipas mediave italiane, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka rekomanduar që vaksina e re, e cila bashkohet me vaksinat e Pfizer dhe Moderna, të shkojë vetëm për ata 18-55 vjeç dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

    Një qendër kryesore e vaksinimit është hapur në Aeroportin Fiumicino, e aftë të vaksinojë deri në 3,000 njerëz në ditë, tha këshilltari rajonal i shëndetësisë Alessio D’Amato.

    “Ne duam që vaksinat të shpërndahen me shpejtësi maksimale”, ka thënë ai.

    Përhapja e vaksinave në Itali është goditur nga vonesat në shpërndarjen e dozave nga Pfizer dhe AstraZeneca në veçanti.

    Kjo madje ka transmetuar mundësinë e veprimeve ligjore kundër kompanive.

    Një 54-vjeçar, Marco Buglione, ishte i pari që mori vaksinën e AstraZenca duke thënë se çdokush duhet të merr këtë vaksinë.

    “… Britanikët, një nga popujt më të mirë në botë, e studiuan atë mirë në universitetin e Oksfordit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!