×
  • Sport
  • Sport

    Zidane mund të llogarisë në Carvajal në ndeshjen e së dielës kundër Valencias

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:32

    Real Madridi ka marrë lajme të mira nga stërvitja e së premtes para ndeshjes me ekipin e Valencias në La Liga.


    Infermieria e Realit po punon shumë dhe ka nisur t’i kthejë futbollistët aty ku e kanë vendin, në fushë.

    Në mëngjesin e së premtes, Dani Carvajal është stërvitur normalisht me skuadrën dhe kthehet në një kohë kur Zinedine Zidane ka vërtet nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi edhe Alvaro Odriozola është i dëmtuar.

    Lajmi tjetër i mirë për Zizun është rikuperimi i Lucas Vasquez, edhe ai është stërvitur normalisht me ekipin para ndeshjes të dielën me Valencian.

    Hazard bëri disa ushtrime brenda dhe disa në fushë, ndërsa për shkak dëmtimesh vazhdojnë të mungojnë Militão, Rodrygo, Valverde dhe Sergio Ramos.

    Ndeshja Real Madrid-Valenca zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!