Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka folur në seancën e sotme rreth keqpërdorimeve në Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Ajo ka akuzuar dy partitë opozitare, LDK-në dhe VV-në, rreth punësimeve që edhe këto i kanë në këtë kompani gjigante. Madje ,deputejta ka përmendur edhe emra rreth punësimeve në PTK .
“Ky Kuvend i ka nxjerr diku rreth 150 rezoluta. Çdo herë që kemi kërku përgjegjësi për një rezolutë na është thënë se rezolutat nuk janë obligative. Asnjëherë, bash asnjëherë asnjë kryeministër s’ka ardhë në seancë me ju përgjigj kërkesave apo rekomandimeve për ndonjë rezolutë”, ka deklaruar ajo.
Sipas deputetes nga Istogu, marrja e dividentes edhe atëherë kur Telekomi ka operuar me humbje ishte vendim i ish-ministrit, Avdullah Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.