Ndeshja e radhës e Barcelonës është në LaLiga Santander kundër Alaves, e cila luhet nesër nga ora 21:00. E këtë ndeshje Koeman e konsideron më të rëndësishme se atë ndaj PSG-së.
Në konferencën për shtyp, Koeman u pyet për Neymar dhe Paris Saint-Germain, por këmbënguli se përparësi ka loja e së shtunës.
“Neymar nuk është një lojtar i Alaves kështu që pyetja është për të hënën dhe jo sot,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje për brazilianin.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se lojtarët e mi janë të përqendruar në Alaves. Kjo ndeshje është më e rëndësishme se ajo e PSG. Ne do të shkojmë lojë pas loje” – theksoi trajneri holandez.
Barcelona përballet me Paris Saint-Germain të martën në orën 21:00 në kuadër të fazës së parë eliminatore në Champions League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.