Sipas Jurgen Klopp, Ozan Kabak dhe Ben Davies kanë hedhur hapa të mëdhenj para në ditët e fundit dhe janë rrugës për t’u adaptuar te Liverpooli.
Ata mund ta nisin nga fillimi sfidën e sotme kundër Leicester City.
Blerjet e reja erdhën në janar për shkak të dmëtimeve të shumta të ‘Redsave’.
“Të dy Ben dhe Ozan janë njerëz të qetë, të gatshëm të mësojnë dhe kanë një qëndrim të shkëlqyeshëm. Ata po bëjnë hapa të mëdhenj në përshtatjen me mënyrën se si ne luajmë, kjo është e rëndësishme”, u shpreh Klopp.
Klopp pret që ta të ndihmojnë skuadrën e tij në këto momente krize shkaku dëmtimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.