×
  • Lajme
  • Botë

    I ftohi polar përfshin Europën

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 18:56

    Një rrymë polare ka përfshirë prej ditësh Europën dhe në fundjavë ajo i uli ndjeshëm temperaturat edhe në Mesdhe.


    Italia mblodhi të shtunën Komitetin për Mbrojtjen Civile kur temperaturat zbritën disa gradë nën zero e u rrit rreziku i erërave të ftohta me shpejtësi deri 100 km në orë.

    Reshje dëbore njoftuan zonat e Piemontes, si Torinoja, Lombardia dhe rajoni apenin në Emilia-Romanjë, ndërsa Sardenja, Lacioja, Kalabria dhe zonat joniane sinjalizuan për shira.

    Pasi kaluan në fundjavë veriun dhe lindjen e kontinentit, masat me presion të ulët zbritën edhe në Greqi, ku temperaturat ditë më parë preknin nivelin 20 gradë Celsius.

    Shërbimi meteorologjik tha se dëborë pritet tani edhe në Athinë e në ultësirat e vendit.

    Fundjava ka gjetur më të prekur veriun e Greqisë, por në fazën e dytë që fillon nga e hëna deri të mërkurën, bora e madhe do të zhvendoset në lindje e në jug, edhe në Turqi.

    Ndërkohë, i ftohti arktik nga Rusia po kalon në shumicë e Europës lindore, drejt perëndimit dhe jugut.

    E ashtuquajtura “Bisha e Lindjes” pritet të sjellë deri 3 metra dëborë në shtetin ishullor të Islandës.

    Ngricat e bënë të pamundur një ditë më parë lëvizjen e mjeteve të rënda në një nga autostradat e Francës, pas problemeve të ngjashme më parë në Holandë e Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!