Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, vaksinat dhe trajtimet për COVID-19 do ta shndërrojnë sëmundjen në diçka me të cilën “jetojmë, sikurse gripi i zakonshëm”.
Sipas CNN, Hancock deklaroi se shpreson që deri në fund të vitit, “COVID-19 do të bëhet një sëmundje e shërueshme”.
Sekretari i Shëndetësisë potencoi se trajtimet e reja do të ishin thelbësore që ta shndërronin COVID-19 nga një pandemi që prek jetët tona në një tjetër sëmundje që do të duhej të jetonim, sikurse jetojmë me gripin sezonal.
Rreth 14 milionë njerëz janë vaksinuar me dozat e para në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më shumë se 530 mijë janë vaksinuar plotësisht.
Hancock deklaroi se ishte i “sigurt” që vaksina do t’u ofrohej të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar deri në shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.