×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambulanca humb kontrollin në autostradën Durrës-Tiranë, ndërron jetë pacientja 71 vjeçare

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 8:46

    Një 71-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit pasi ambulanca të të cilën ajo udhëtonte umbi kontrollin e doli nga rruga në në autostradën Durrës-Tiranë.


    Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    Durrës/Informacion paraprak

    Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raporton Tch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!