×
  • Sport
  • Sport

    Moti i keq ndalon futbollin në Shqipëri, anulohen të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 9:59

    Reshjet e dendura të borës, që kanë pushtuar të gjithë territorin e vendit, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e aktiviteteve futbollistike.


    Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate të shkurtër, ka njoftuar se pezullohen të gjitha ndeshjet e futbollit, në të gjitha kategoritë, që ishin parashikuar të zhvilloheshin këtë të diel.

    Njoftimi i FSHF-së

    “Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

    Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!