Ndër temat që ata do t’i diskutojnë janë kontrolli i armëve dhe kriza në Venezuelë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takojë sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi.
Këto do të jenë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se temat që do t’i diskutojnë Putin dhe Pompeo, do të përfshijnë kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin. Të gjitha këto janë fusha ku SHBA-ja dhe Rusia janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.
“Pikënisja kur diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë është të pranojmë sinqerisht se Rusia ka ndërmarrë një sërë aksionesh agresive dhe destabilizuese në skenën globale”, tha një zyrtar i lartë i i Departamentit të Shtetit.
© SYRI.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.