×
  • Sport
  • Sport

    Benzema në garë për “Pichichi”

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 14:44

    Karim Benzema është i uritur për më shumë se kurrë për trofe individual. Me Real Madrid që pret Valencian në La Liga Santander këtë të diel, sulmuesi kryesor i galaktikëve do tentojë të ndjekë Luis Suarezin, i cili i prin garës për këpucën e artë në Spanjë.


    Uruguajani ka 16 gola në emër të tij tashmë këtë sezon, i ndjekur pas nga Leo Messi me  15 gola.

    Benzema dëshiron të reagojë. Ai tashmë ka 16 gola në të gjitha garat këtë sezon, me 11 nga ata që kanë ardhur në LaLiga Santander.

    Francezi e di që epërsia e Suarez është e rehatshme dhe ai nuk ka mundësi ta lejojë atë të tërhiqet më tej.

    Ai është i ngazëllyer nga sfida dhe dëshiron të qëndrojë në luftë për aq kohë sa mundet.

    Mungesa e Sergio Ramos mund të hapë një derë edhe për Benzeman, pasi ai bëhet gjuajtësi i penalltive të “Los Blancos”.

    Me tre gola në katër paraqitjet e tij të fundit në LaLiga Santander, Benzema do të jetë i uritur për më shumë kundër Valencias sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!