Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot gjatë ditës në Prishtinë me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona, ka bërë të ditur policia për Reporteri.net.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se njëri aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, kurse tjetri në hyrje të Hajvalisë.
“Rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mes dy automjetesh, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.
Kurse nga aksidenti i Hajvalisëlëndime trupore ka pësuar një vozitës i motoçikletës.
“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.