×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali e mund Leeds Unitedin

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 19:45

    Arsenali e ka mposhtur 4:2 Leeds Unitedin në një ndeshje zbavitëse në Londër, duke e arritur fitoren e parë pas një barazimi dhe dy humbjeve në tri ndeshjet e fundit në Premierligë.


    Pierre-Emerick Aubameyang shkëlqeu duke e regjistruar het-trikun e parë në Premierligë, ndërkohë që Hector Bellerin e shënoi golin tjetër për skuadrën e Mikel Artetës.

    Topçinjtë e kryen punën në pjesën e parë kur i shënuan tri gola, me Aubameyang që e hapi serinë e golave në minutën e 13-të pasi u shërbye nga Granit Xhaka, para se ta dyfishonte epërsinë nga penalltia në minutën e 41-të.

    Katër minuta më vonë, Bellerin shënoi golin e tretë të Arsenalit, pas një aksioni të gjatë të vendasve.

    Aubameyang e kompletoi het-trikun, i cili ishte i pari për të në Premierligë, kur shënoi me kokë në minutën e 47-të.

    Leeds luftoi për t’u rikthyer në lojë dhe ai doli të shënojë dy herë brenda rreth 10 minutave.

    Pascal Struijk e shënoi golin e parë për vizitorët pas një ore lojë, para se Helder Costa të shënonte pas vetëm 10 minutave, për t’i dhënë shpresë Leedsit për një rikthim të pamundur.

    Megjithatë, skuadra e Marcelo Bielasa ishte e pafuqishme për ta kompletuar rikthimin dhe e pësoi humbjen e dytë në pesë ndeshjet e fundit.

    Arsenali e kalon Leedsin në renditje tani dhe renditet në vendin e 10 me 34 pikë, gjashtë më pak se top katërshja.

    Leeds bie në vendin e 11-të me 32 pikë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!