×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e shiut, meteorologu Sylë Tahirsylaj tregon nëse do të ketë vërshime

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 16:59
    Ilustrim

    Reshjet e shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar frikë se mund të ndodhin vërshime në vend.


    Por eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj thotë  se me këtë sasi të reshjeve nuk mund të ketë vërshime.

    “Nuk ka vërshime, nuk ka reshje aq të mëdha që me pas vërshime. Vërshime mund të ketë për shkak të mosrespektimit të planit hapësinor. Po ashtu vërshime mund të ketë në disa lokalitete ku janë të dëmtuara këto pjesët anësore të lumit, margjinaturat si i themi ne”, ka thënë ai për Telegrafin.

    Tahirsylaj ka theksuar se vërshimet mund të shkaktohen edhe për shkak të mos rregullimit të ujërave të zeza, por sipas tij jo për shkak të reshjeve.

    “Sasia e reshjeve që ka ra nuk mund të shkaktojë vërshime siç po thuhet, por vetëm ku nuk janë ndarë ujërat e zeza, mund të ketë vërshime. Asnjë kanalizim nuk funksionon, këto nuk janë vërshime”, ka thënë ai.

    Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!