×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen 5 gazetarë gjatë protestave në Birmani

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 10:16

    Pesë gazetarë u arrestuan gjatë një proteste në Birmani kundër puçit ushtarak, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. Sipas mediave lokale, protesta u zhvillua në qytetin e Mytkyina. Lajmi për arrestimin e pesë gazetarëve u publikua nga faqja 74 Media në Facebook.


    Ndërkohë, ambasada amerikane në Birmani paralajmëron për lëvizje të trupave dhe ndërprerjet në komunikime.

    “Ka indikacione të lëvizjeve ushtarake në Yangon dhe mundësinë e ndërprerjeve të telekomunikacionit gjatë natës midis orës 01:00 të mëngjesit dhe 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e SHBA-së në Birmani këshillohen të qëndrojnë në banesë gjatë ndalimit të orarit i cili shkon nga ora 8 deri në 4 të mëngjesit”, thuhet në profilin e ambasadës në Twitter .

    Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje forcave të sigurisë që të përmbahen nga dhuna kundër demonstruesve, të cilët protestojnë kundër përmbysjes së qeverisë së tyre legjitime.

    Ambasadorët në Birmani të SHBA-së, Kanadasë, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar e u bëjnë thirrje forcave të sigurimit në Burma që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve që kanë protestuar kundër grushtit të shtetit për nëntë ditë.

    “Ne dënojmë pa mëdyshje arrestimet e liderëve politikë, aktivistëve dhe civilëve, si dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, shtojnë ata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!