×
  • Lajme
  • Lajme

    Mamusha e etur për ujë, banorët furnizohen me bidona në Prizren

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 18:12

    Autor: Blendi Gashi


    Edhe 20 vjet pas lufte ka komuna në Kosovë që ballafaqohen me mungesë totale të ujit.


    Është Komuna e Mamushës me popullsi shumicë turke që është e etur për ujë. Banorët e kësaj komune furnizohen vetëm përmes puseve.

    Kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniç, thotë se shpresojnë që sivjet ky problem do të zgjidhet edhe pse premton 100 % se kjo mund të ndodhë.

    “Po shpresojmë që sivjet do të zgjidhet problemi i ujit të pijes në Mamushë, të paktën përkohësisht. Me mbështetjen e kompanisë ‘Hdiroregjioni’ synojmë me aktivizu sistemin e ujit të pijes, pra synojmë hapjen e një pusi. Por duhet thënë se ky pus e zgjidh vetëm pak problemin, por jo përhershëm”, thotë Krasniç për Reporteri.net.

    Ai thotë se për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë me të cilën prej vitesh po përballën banorët e kësaj komune duhet mbështetje edhe nga niveli qendror. Kam biseduar me nivelin qendror për këtë çështje por ende nuk kam marrë një përgjigje. Afër 800 mijë euro e zgjidh problemin e ujit të Mamushës”, thotë Krasniç.

    Ai ka treguar se si banorët e kësaj komune bartin ujë edhe nga komuna e Prizrenit.

    “Qytetarët e Mamushës shumica shkojnë me bidona e bajn ujin e pijes prej Prizrenit”, tregon Krasniç. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!