×
  • Lajme
  • Botë

    13-vjeçarja merr makinën e nënës së saj pa leje, godet për vdekje dy burra të pastrehë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 16:35

    Një vajzë 13-vjeçare nga California në SHBA goditi me fatalitet dy burra pasi ia mbathi me makinën e nënës së saj, thanë autoritetet.


    Sipas medieve të huaja, vajza nga qyteti Vista u ndal të premten në mbrëmje, por u largua me shpejtësi kur një oficer iu afrua makinës së saj.

    “Atë që oficeri nuk e dinte në atë kohë, ishte se makina po drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare nga Vista, e cila mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo”, tha Togeri Kevin Toth.

    Adoleshentja më pas humbi kontrollin dhe u përplas me shkurre, ku po flinin dy burra.

    Policia tha se ata besojnë se të dy burrat ishin të pastrehë.

    Njëri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa tjetri vdiq në një spital, sipas deklaratës.

    Vajza dhe shoqja e saj, e cila kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre.

    Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!