×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për punëtoren e një marketi që u ther me thikë në Mitrovicë

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 18:30

    Një grua ka sulmuar me thikë një punëtore në arkë në një market të madh në Mitrovicë.


    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se punëtorja pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi.

    “Një rast me elemnte te vepres penale ‘Lëndim trupor’ ka ndodhë rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ku në vendin e saj të punës është sulmuar një punëtore, e cila ka kërkuar tretëman mjeksor më pas është liruar në shtëpi, Policia ka arrestuar të dyshuaren e cila dyshohet se me një mjet të mprehtë ka sulmuar viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia thotë se rasti është inicuar dhe po hetohet si “lëndim trupor”. /Reporteri.net/.

    Një grua sulmon me thikë punëtoren e Emona City në Mitrovicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!