×
  • Sport
  • Sport

    Lavdërohet Ronald Koeman: Barcelona është ekipi më i mirë momentalisht

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 18:48

    Barcelona do të përballet të martën mbrëma me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve.


    Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shpreh i bindur se momentalisht nuk ka skuadër më të mirë se katalunasit.

    “Nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë se Barcelona momentalisht. Por, nuk është mirë të presësh të fitosh Ligën e Kampionëve me ndryshimet që kemi bërë këtë sezon. Ekipi është në një nivel të lart dhe mund të mposhtim çdo skuadër” – tha trajneri holandez.

    Barcelona në vitin 2021 ka fituar të gjitha ndeshjet në La Liga, duke e zënë vendin e dytë në tabelë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!