×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Morinës kundër, që rruga e tyre të mbajë emrin e mikut amerikan të shqiptarëve, Eliot Engel

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 19:04

    Banorët e fshatit Morinë të Gjakovës nuk po duan që rruga kryesore e këtij fshati të mbajë emrin e mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel, shkruan Reporteri.net. 


    Ata shprehen se nuk kanë asgjë kundër Engel, mirëpo po kërkojnë që kjo rrugë të mbajë emrin “7 Korriku 1998”, datë kjo që simbolizon një nga betejat më të rëndësishme që u zhvilluan në këtë fshat.

    Banorët thonë se e kanë emërtuar një herë këtë rrugë me emrin “7 Korriku 1998”, datë kjo të cilën siç thonë ata e kanë larë me gjak.

    Në anën tjetër Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjakovës, Anton Shala ka thënë se ky vendim është marrë në shenjë mirënjohje për miqtë amerikanë dhe kontributit të tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ai po ashtu tha se emrin “7 Korriku 1998” do ta vendosin në një pjesë tjetër të fshatit.

    Banorët kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës që në përputhje me ligjin dhe rregulloren të rishikojnë edhe një herë vendimin për emërtimin e rrugëve. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!