Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pohoi se aleanca do të mbajë forcat në Afganistan përtej afatit të muajit maj, kur SHBA-ja kishte premtuar të largonte 2,500 trupat e saja të fundit.
“Ndërsa asnjë aleat nuk dëshiron të qëndrojë në Afganistan më gjatë sesa është e nevojshme, ne nuk do të largohemi para se të jetë koha e duhur”, tha Stoltenberg gjatë një konference shtypi përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, raporton cnn.
Ministrat pritet të diskutojnë fatin e trupave amerikane dhe NATO-s, por arritja e një vendimi të shpejtë mbi Afganistanin mund të jetë e vështirë duke pasur parasysh se administrata e presidentit, Joe Biden po rishikon se si do të shkojë përpara.
NATO, tha Stoltenberg, duhet të “gjejë ekuilibrin e duhur midis sigurimit që të mos qëndrojmë më gjatë sesa duhet, por në të njëjtën kohë që të mos largohemi shumë herët”.
Ndryshe, SHBA-ja nën presidencën e Donald Trumpit, kishte nënshkruar në marrëveshje me talibanët, ku parashihej tërhiqja e tërsishme e trupave amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.