×
  • Sport
  • Sport

    “Lëre Messin rehat, hajdut” – Presidenti i PSG-së pritet me fyerje në Barcelonë

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 10:42

    Tifozët e Barcelonës e kanë pritur me fyerje dhe reagime të ashpra presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, në qytetin katalonas, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes tyre.


    Sheiku Al-Khelaifi mbërriti në Barcelonë të hënën mbrëma por u përball me fyerje dhe abuzim nga tifozët e Barcelonës për shkak të dëshirës së hapur të PSG-së për ta transferuar Lionel Messin.

    Al-Khelaifi, si president i klubit francez, luajti rol kyç për t’ia marrë Barcelonës Neymarin në vitin 2017, duke e rritur rivalitetin mes dy klubeve.

    Tani, kur po shkojmë drejt mesit të vitit 2021, PSG-ja ia ka mësyrë një ylli tjetër të Barçës, ama këtë herë yllit më të shndritshëm, Lionel Messit.

    Messi – i cili e kërkoi largimin nga Camp Nou verën e kaluar – do të jetë lojtar i lirë në qershor kur i skadon marrëveshja me klubin.

    Tifozëve të gjigantit katalonas s’iu ka pëlqyer fakti që drejtuesit e PSG-së kanë bërë deklarata publike në lidhje me Messin kohëve të fundit dhe këtë e dëshmuan të hënën me pritjen që ia bënë Al-Khelaifit.

    “Lëre Messin rehat, hajdut!” dëgjohet në video duke bërtitur një tifoz i Barçës referuar presidentit të PSG-së.

    “Bir bushtre!” ishte një ofendim tjetër drejtuar atij.

    Ndërsa një tjetër i kërkoi para miliarderit të klubit francez: “M’i jep 1 milion euro”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!