I ftohti arktik që ka marrë tashmë 10 jetë njerëzish e ka lënë miliona të tjerë pa energji elektrike në SHBA, pritet të vazhdojë thonë meteorologët, ndërsa pjesë të tëra të vendit përballen me kushte të acarta dhe reshje të dendura bore.
Shërbimi kombëtar paralajmëroi për një zonë të paprecedent të prekur nga ngricat, në darën e të cilave mbeten më shumë se 150 milionë amerikanë.
Nisur nga situata e krijuar, presidenti Joe Biden aprovoi shpalljen e gjendjes së emergjencës për Teksasin.
Kjo nënkupton se ky shtet do të përfitojë prej ndihmave federale, në mbështetje të përpjekje lokale për t`I bërë ballë situatës së jashtëzakonshme prej të ftohtit ekstrem. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se autorizimi I presidentit bëhet për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e publikut, si dhe për të zbutur ose parandaluar kërcënimin e një katastrofe për të 254 kontetë e Teksasit. Problemet më të mëdha parashikohen sidomos me ato rajone të cilat nuk janë mësuar me një mot të tillë. Mësohet se 2.7 milionë njerëz janë pa energjie lektrike në Teksas ku temperaturat në metropolin kryesor, Houston, zbritën në minus 16 gradë Celsius.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.