×
  • Lajme
  • Botë

    Identifikohen 7 variante të reja të COVID-19 në SHBA

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 18:23
    NEW YORK, NEW YORK - MARCH 03 : People wear face masks in Times Square New York on March 03, 2020. New York confirms second coronavirus case, as flights cancelations and Jewish schools close over virus fears.The first person to test positive for coronavirus in the state is a 39-year-old health-care worker who arrived from Iran with her husband, the second one is an attorney who lives in Westchester County, works in Manhattan, Gov. Andrew Cuomo said. (Photo by Eduardo Munoz / VIEWpress via Getty Images)

    Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të coronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar.


    Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë të shfaqura që në korrik të vitit 2020.

    Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët.

    Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

    Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që janë shfaqur për herë të parë në territorin amerikan, siç janë ato me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe shtete qendrore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!