×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Arrestimi im ka çu një sinjal

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 21:03

    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur sërish për rastin e arrestimit të djeshëm për një rast të 2012-tës.


    Ai ndërsa ka folur për këtë rast tha se ka dy probleme serioze ligjore.

    E para sipas tij është se institucionet kanë bërë shkelje sepse nuk kanë dërguar asnjë dokumet që ja kanë dërguar të paraqitet në Prokurori, as te familjaret e tij, as te kolegët por as atij personalisht, kurse e dyta sipas tij është se në vikend vetëm rastet urgjente merren vendime.

    Por Molliqaj beson se arrestimi i tij nuk ka fare të bëjë me rastin në fjalë.

    “Nuk ka fare të bëjë me atë rast (12 nëntorit të 2015). Më tepër më doket spektakël, shkova 10 minuta dhe u ktheva”, tha ai.

    Molliqaj më tej shtoi se prokuroritë e gjykatat duhet të i japin prioritet rasteve të krimit e korrupsionit

    “Nuk ju ndihmon institucioneve të marrin vendime për një protestë që ka ndodhur para katër viteve e te mos ketë ndjekje të Prokurorisë për rastet kriminale”, ka thënë ai në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Molliqaj ka shprehur habinë pse u arrestua veç ai për rastin në fjalë, kur ka pasur edhe deputetë tjerë të VV-së dhe tani që janë në PSD që kanë qenë të përfshirë në protestën e 12 nëntorit të 2015-tës

    “Nuk ka më arrestime të personave nga Vetëvendosje. I vetmi person që arrestohet prej ndarjes së Vetëvendosjes më duket se jam unë. Arrestimi im ka çu një sinjal. Një pjesë e kanë problem me PSD-në”, tha ai.

    Molliqaj ndërsa ka treguar se çfarë i ka thënë Prokurorit dhe për çfarë akuzohet.

    Ai tha se në Prokurori ka qëndruar krejt 10 minuta, por tregoi se kanë pritur dy orë derisa e kanë gjetur prokurorin, që sipas Molliqajt kur erdhi kishte sjellje korrekte.

    Ai tha se është arrest për rastin e 12 nëntorit të 2015-tës kur ishte arrestuar Kurti, dhe se akuzohet për sulm ndaj komandantit të policisë në Prishtinë Driton Ymeri.

    “Ka pas një diskutim, mes Visar Ymerit, Ramush Haradinajt dhe mua të cilët kërkonim nga policia që një grup prej tre vetash veç me pa ku është Albini, pasi nuk kishte flet-arrest.

    Për me qetësuar grupin protestues ishte veç me pa ku është Albini dhe ata (policia) refuzonin. Situata u tensionuar shumë dhe e pata paralajmëruar komandantin e policisë që do ketë reagim. Nuk ka kurrfarë raporti që dikush është lënduar”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!