Pas pak në “Camp Nou”, Barça do të presë Parisin, për të zhvilluar ndeshjen e veçantë në kuadër të Ligës së Kampionëve, Tifozët janë gati për këtë ndeshje, edhe pse do të detyrohen ta shikojnë nga vende të ndryshme, por jo edhe stadiumi.
Këtë të martë rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.
Nga ora 21:00, Barcelona do të ketë punë në ‘Camp Nou’ me Paris Saint Germainin e Mauricio Pochettinos, që fatkeqësisht në një ndeshje të tillë, nuk i ka të gatshëm Angel Di Marian dhe Neymarin.
Sido që të jetë, tifozët janë të entuziazmuar me rikthimin e Champions League dhe një numër i konsiderueshëm i tyre kanë dal para ‘Camp Nou’ për t’i dhënë zemër skuadrës.
Ata duan vetëm fitore dhe në njëfarë mënyre e dërguan këtë mesazh edhe te trajneri, Ronald Koeman, të cilit ia bllokuan hyrjen e rrugës për në stadium.
Edhe pse mungon Neymar, vëmendja do të jetë të Kylian Mbappe, që do të rivalizojë Lionel Messin e rikthyer në formë në sfidat e fundit.
‼️?️CONCENTRACIÓN en los ALEDAÑOS del CAMP NOU antes del Barça-PSG (? @10JoseAlvarez).
¡Os vemos a las 20:30h en ? YOUTUBE #ChiringuitoInside, ?FACEBOOK y ? TWITCH! pic.twitter.com/FmnrCfZpi6
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 16, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.