×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona pëson debakël në Camp Nou, Mbappe e lë në hije Messin

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 23:03

    Ka përfunduar ndeshja në mes Barcelonës dhe PSG që u luajt në ‘Camp Nou’. Ishin mysafirët që korrën një fitore me rezultat të lartë 4-1.


    Në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, ai që shkëlqeu ishte Mbappe, që shënoi tre gola.

    Por, rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të kur Lionel Mesi shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi De Jong e që u konfirmua edhe nga ana e VAR-it, shkruan Reporteri.net.

    Kundërpërgjigja e PSG erdhi katër minuta më vonë. Në të 32-tën, ylli francez i PSG-së, Mbappe, e dërgoi pa problem topin në portën e Ter Stegen duke barazuar rezultatin.

    Ishte sërish Kylian Mbappe ai që e ka dërguar topin në rrjetë për mysafirët, duke i kaluar në epërsi.

    Ndërkaq golin e tretë për mysafirët nga Parisi e shënoi Moise Kean në minutën e 70-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!