×
  • Sport
  • Sport

    Shënojnë Salah dhe Mane, Liverpool fiton si mysafir kundër RB Leipzig

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 23:13

    Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i RB Leipzig me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve.


    Ndeshja u zhvilluan në fushë neutrale në Hungari, pasi gjermanët nuk i pranojnë britanikët pa karantinë.

    Ndeshja nisi më mirë për RB Leipzig që rrezikuan në minutën e 5-të me Dani Olmon, por që fati nuk ishte me të.

    Liverpooli u kundërpërgjigj me Mohamed Salah, por gjuajtja e egjiptianit u prit nga portieri Peter Gulacsi.

    Pas tij ishte radha e Sadio Mane, por as ky nuk ishte i saktë.

    Andreë Robertson provoi me një gjuajtje nga larg në minutën e 32-të, por gjuajti jashtë.

    Sikurse në pjesën e parë edhe në të dytën RB Leipzig e kishte rastin e parë me Christopher Nkuku, por Alisson ia mohoi golin.

    Liverpooli gjet golin e epërsisë në minutën e 53-të, kur Salah përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve për të shënuar për 1-0.

    Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 58-të erdhi edhe goli i dytë, sërish pas një gabimi të madh në mbrojtje.

    Sadio Mane doli i vetëm me portierin Gulasci për të shënuar për 2-0.

    Ndeshja pas golave, ra paksa dhe Liverpooli mori fitore të madhe që e afron drejt çerefinales.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!