×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhi vdekjeprurëse dimri përfshin shtetet jugore të SHBA-së

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 9:12

    Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe borë në shumë rajone që rrallë shohin mot të tillë të ftohtë.


    Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit. Së paku 11 viktima janë raportuar si pasojë e kushteve të motit në Tenezi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius.

    Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa rrymë. Të martën, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.

    Zyrtarët e motit thanë se derisa stuhia po largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!