Bashkimi Evropian ka siguruar 350 milionë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për shpërndarjen e këtij viti, njoftoi Komisioni të mërkurën.
Sipas Euronews, Pfizer/BioNTech do të sigurojë për 27 vendet e bllokut edhe 200 milionë doza shtesë – me një mundësi për të kërkuar edhe 100 milionë doza të tjera – ndërsa Moderna do të rrit furnizimet me 300 milionë doza shtesë, gjysma e të cilave do të dorëzohet këtë vit. Gjysma tjetër do të dorëzohet në vitin 2022.
Siç ishte njoftuar më parë, 75 milionë nga 200 milionë doza shtesë të Pfizer do t’u dorëzohen vendeve anëtare në tremujorin e dytë. Dozat e mbetura do të dorëzohen në gjysmën e dytë të vitit.
Në përgjithësi, Pfizer do të japë së paku 500 milionë doza dhe Moderna 360 milionë para fundit të vitit 2021.
Brukseli, i cili negocioi blerjen e dozave të vaksinave, u kritikua rëndë muajin e kaluar për fillimin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit të bllokut, e cila u komplikua nga Pfizer/BioNtech dhe AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit duke njoftuar vonesat e dorëzimit.
Por kompanitë thanë se vonesat ishin të nevojshme për të azhurnuar aftësitë prodhuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.