×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli, shqiptarëve në veri: Dilni masovikisht në zgjedhje

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 22:42

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatët për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, kanë bashkëbiseduar me qytetarët shqiptarë për rëndësinë e daljes masovike të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës.


    “Ka shumë rëndësi dalja e gjithë shqiptarëve në zgjedhje në komunat e veriut”, ka thënë ai.

    “Duhet të dalin unik të gjithë në zgjedhje. Është mesazh dalja masovike e shqiptarëve në këto zgjedhje sepse tregon se shqiptarët janë aty dhe do të jenë gjithmonë në pronat e tyre”, është shprehur ai.

    “Ne do të vazhdojmë projektet konkrete për të rindërtuar të gjitha shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga pronat e veta”, tha Veseli.

    Kujtojmë se organizatori i protestave në Serbi kundër presidentit Vuçiq, ka deklaruar se do ta voton kandidaten e PDK-së në Veri.

    Ky është serbi që do ta voton kandidaten e PDK-së në Veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!