Xavi Hernandez mezi po e pret zgjedhjen e presidentit të ri të Barcelonës.
Legjenda e Barcelonës, Xavi që aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar, në intervistën dhënë FIFA-s, se për të “është një iluzion të stërvitësh Barcelonën”.
Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman. Megjithatë, ai nuk e fshehu dëshirën që një ditë ta drejtojë Barçën.
Madje, ai shpreson të jetë nga vera e vitit 2021, do të ndikojë shumë se kush do të zgjidhet president i Barcelonës.
“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar. Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin. Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese. Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh”, deklaroi Xavi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.