×
  • Sport
  • Sport

    Porto mposht Juventusin, por goli i Chiesas mban “Zonjën e Vjetër” në lojë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 23:07

    Juventusi rrezikon të eliminohet që tani nga Liga e Kampionëve.


    Në ndeshjen e parë kundër Portos, Juve befasisht është mposhtur 2-1 në Portugali.

    Mehdi Taremi në minutën e dytë shfrytëzoi një gabim të portierit dhe mbrojtjes së Juves, derisa Moussa Marega shënoi për 2-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46-të.

    Juve me Cristiano Ronaldon, e arritën golin e vlefshëm, atë si mysafirë, me anë të Chiesas, çka do të thotë se me një fitore 1-0 në Torino, mund të arrijnë në çerekfinale të Championsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!