Legjenda e futbollit italian, Antonio Cassano, ka ‘goditur’ Cristiano Ronaldon në një deklaratë duke i thënë se është një egoist. Skuadra e Juventusit humbi nga Porto me rezultat 2 me 1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ish-futbollisti i Rromes e Real Madridit ka thënë se Ronaldo ka problem të përshtatet në idetë e Pirlos.
“Unë gjithmonë kam thënë që Ronaldo është një fenomen. Ai mund të shënoj shumë gola, por ka probleme me idenë e Andrea Pirlos. Ai ka qenë gjithmonë vetjak. Ai nuk interesohet nëse të tjerët shënojnë. Ai jeton vetëm për të shënuar vet. Ai nuk jeton për futbollin, ai jeton për qëllimet e tij, kjo është e qartë”, ka thënë Cassano.
Kujtojmë që në 27 paraqitje këtë sezon, Cristiano Ronaldo ka shënuar 23 gola dhe ka bërë tre asistime. Në Ligën e Kampionëve ai ka qenë i përfshirë në pesë gola në pesë ndeshjet e tij këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.