×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, lëndohen dy persona

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 17:52

    Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.


    Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, teksa në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Gjatë një tentative parakalimi në vendin e quajtur “Dopaj” automjeti me targë AA856GH është përplasur me makinën tjetër me targë AB 053 BZ.

    Të plagosur mbetën drejtuesit e automjeteve, të cilët paraqiten jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit me pasojë plagosjen e drejtuesve të automjeteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!