×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkullaku: Rama pa identitet, u detyrua të fuste nën sqetull Ilir Metën

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 23:59

    Gazetari Armand Shkullaku e cilësoi Edi Ramën si një politikan që nuk kishte krijuar identitet. Sipas tij ka qenë pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai u detyrua të bashkëpunojë me Ilir Metën, për të cilin u detyrua të nxirrte njerëzit në protestat e 21 Janarit.


    “Edi Rama nuk arriti të krijonte identitet. Hyri për Kryeministër me gjithë atë që kishte bërë për bashkinë e Tiranës dhe prapë nuk kishte krijuar identitet. U detyrua, që njeriun për të cilin nxori njerëzit në 21 Janar në rrugë, ta fuste nën seqtull, se nuk kishte identitet. Dhe u detyrua të bënte marrëveshje me Ilir Metën, që kishin akuzuar me gra, me fëmijë… të gjitha i kishin bërë dhe u detyruan të pështynin atë që kishin lëpirë, se nuk kishte identitet”, tha Shkullaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!